Teuta-Kukësi, sfida që “nuk pranon” barazimin

Futboll

Teuta-Kukësi, sfida që “nuk pranon” barazimin

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:12
Teuta-Kukësi, sfida që “nuk pranon” barazimin

Të shkëputura 8 dhe 10 pikë nga kryesuesit e Partizanit, Teuta dhe Kukësi këtë javë do të luajnë një sfidë të parakohshme në garën drejt titullit, për të përcaktuar se kush do të jetë ndoshta ekipi që do të mbetet në garë për trofeun deri në fund.

Një përballje vendimtare me tolerancë gabimi zero, pasi kush gabon del nga gara për titullin. Teuta vazhdon të zgjasë serinë e ndeshjeve pa humbje, por katër barazimet radhazi megjithatë kanë peshuar jo pak në renditjen e formacionit të Shkëmbit, ndërsa te Kukësi befasoi ajo humbje e javës së kaluar me Tiranën, që ndërpreu një seri pozitive, që duket se po i mbante verilindorët ngjitur pas Partizanit në renditje.

Dy sfidat e para në nivel statistikash kanë parë Kukësin më mirë me katër pikë të marra në dy ndeshje, por këtë herë do të jetë e vështirë të ndërpritet një seri pozitive aq e gjatë e Teutës dhe pse, në fakt, Kukësi është ndër skuadrat e pakta që e ka forcën për ta bërë diçka të tillë.

Blerjet e dimrit duhet të bindin ende te verilindorët, ndërkohë që këto 90 minuta janë të rëndësishme pasi mund të jenë një asist në mënyrë të tërthortë dhe për Partizanin, pasi Teuta-Kukësi, përveç përbërësve që premtojnë për një sfidë spektakolare, dhe me një orar shumë të përshtatshëm është gjithashtu dhe një betejë që nuk duhet humbur, në garën e gjatë drejt titullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat