Shosholli tregon se kush u morë në bisedë informative nga sigurimi shtetëror serb pas kthimit nga Tirana

Futboll

Shosholli tregon se kush u morë në bisedë informative nga sigurimi shtetëror serb pas kthimit nga Tirana

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:16
Shosholli tregon se kush u morë në bisedë informative nga sigurimi shtetëror serb pas kthimit nga Tirana

Ajet Shosholli gjithmonë do ta kujtoi datën e 14 shkurtit të vitit 1993, kur zhvilluan ndeshjen e parë miqësore të futbollit, pra me shtetin amë, kombëtaren e Shqipërisë, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshje që do të kujtohet gjithmonë, që bëri historinë e futbollit të Kosovës dhe ka qenë përballje e vëllezërve të një gjakut, e një kombit, një përballje ndërshtetërore, që solli shumë emocione atëkohë! Shqipëria kishte shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Kosovës. Golat për Shqipërinë i shënuan: Eduard Abazaj (38), Bardhec Seferi (39’ autogol), Indrit Fortuzi (42’) dhe për Kosovën: Kushtrim Munishi (74’).    

Atëkohë selektor ka qenë Ajet Shosholli, i cili me sukses kishte komponuar ekipin dhe në asnjë moment nuk ishte tremb nga kërcënimet e vazhdueshme të pushtuesit serb.  Shosholli kujton atëkohë dhe është krenar që ka qenë selektor. “Ishte një turne javorë dhe është kënaqësi ta përkujtojmë 26 vjetorin, atë ndeshje në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, normalisht ka qenë ndeshje historike, ishte ndeshja e dytë e kombëtares tonë pas asaj me Shkëndijen e Tetovës.  Për Shqipërinë ishte si parandeshje parakualifikuese evropiane, kur luanin atëkohë të mërkurën me Irlandën Veriore. Ne u takuam me Shqipërinë, ndeshje shumë e pëlqyeshme dhe cilësore.

Shqipëria ishte në përparësi, sepse ne shkuam me 10-12 stërvitje, nuk ishte në plan për ne rezultati, por qëllimi ishte që të dalim si kombëtare, të kemi sa më tepër ndeshje pas pavarësimit të futbollit të Kosovës”, thotë Shosholli për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Një ndeshje që mbetet në histori, por në anën tjetër disa nga protagonistët pasi u kthyen nga Shqipëria u përballen me presion, u morën në bisedë informative nga pushtuesi serb.

Image

Kosova në Tiranë në vitin 1993

“Pas asaj ndeshje, shumica kemi qenë në bisedë informative nga sigurimit shtetëror serb, si kryetari i FFK-së në atëkohë, Agim Bytyçi në Prizren, unë në Mitrovicë dhe Jakup Berisha në Gjilan etj... Pavarësisht kësaj, parësore apo kënaqësi për ne ishte që zhvilluam ndeshjen me Shqipërinë, pastaj edhe me fituesin e Kupës së Shqipërisë atëkohë, Albpetrolin e Patosit dhe fituam me 3:2. Pjesë e kombëtares tonë kanë qenë Ardian Kozniku, anëtar i Hajdukut nga Spliti, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu, kishim një reprezentacion të fortë, shumica prej tyre kishin luajtur në ligën e parë dhe në ligën e dytë ish jugosllave, kurse të Shqipëria, Fortuzi, Abazi, Shulku etj”, përfundoi Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat