Vendoset për datën e zhvillimit të derbit më të madh në Kosovë

Futboll

Vendoset për datën e zhvillimit të derbit më të madh në Kosovë

Nga: K. G. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:59
Vendoset për datën e zhvillimit të derbit më të madh në Kosovë

Gjithçka është e qartë se kur do të luhet derbi më i madh në shtetin e Kosovës. Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, bëri të ditur datën e zhvillimit të ndeshjes së saj si vendas, në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës. Drita – Gjilani, luhet të shtunën e 16 shkurtit (13.30), e cila është derbi më i madh në Kosovë.

“Ndeshja në mes të klubit tonë FC Drita - SC Gjilani e paraparë të luhet të dielën, është zhvendos për ditën e shtunë! Shkaku i ndërrimit të ditës është festa e Pavarësisë së Kosovës si dhe sugjerimet nga policia e Kosovës për një mbarëvajtje më të mirë në aspektin e sigurisë!

FC Drita e falënderon policinë e Kosovës për bashkëpunim dhe përkujdesjen ndaj qytetarëve tanë!”, bëhet e ditur nga FC Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat