Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu deklaroni me bindje se Lionel Messsi do të vijojë të mbajë veshur fanellën e klubit katalanas duke i përfaqësuar denjësisht blaugranat edhe gjatë sezoneve që do të pasojnë. Edhe pse nuk është formuluar ende kontrata e re e rinovimit për fenomenin argjentinas ajo të jetë e gatshme për tu firmosur brenda një harku të shkurtër kohor pohon Bartomeu. “Leo Messi do të vijojë të jetë pjesë e rëndësishme e jona edhe për vitet në vazhdim. Ai është lojtar i këtij klubi dhe betimi ynë është që të jemi përgjithnjë bashkë.
Në këtë mënyrë Messi është pjesë e atij grupazhi lojtarësh që do të vijojnë të mbajnë veshur fanellën blaugrana sikundër përkon të jetë edhe Jordi Alba”. Jo vetëm lojtarët pasi në ripëtëritjen e strukturës katalanase Bartomeu dëshiron të mbajë prezent akoma për më gjatë edhe trajnerin Ernesto Valverde, një prej individëve që ka krijuar shumë besim tek drejtuesit duke garantuar kështu bankën e Barcelonës pavarësisht asaj që mund të ndodhë këtë sezon.
“Jam i sigurtë për qëndrimin e tij, ka arritur të krijojë një rreth besimi me lojtarët në dhomat e zhveshjes që reflektohet edhe fushën e blertë, për më tepër që është vetëm sezoni i dytë i shpenzuar në bankën e Barcelonës. Objektivi ynë parësor është të mbyllim këtë edicion të fortë dhe me fitoret e trofeve ku impenjohemi. Kam shumë besim tek Valderve, ndaj edhe nëse nuk do të arrinim të fitonim gjithçka, ai do të vijojë të jetë trajneri ynë”, tha Bartomeu.