Interi merr fitore të madhe në udhëtim te Rapid Viena

Futboll

Interi merr fitore të madhe në udhëtim te Rapid Viena

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:09
Inter

Interi e ka fituar betejën e parë në Europa League ndaj Rapid Vienës, duke triumfuar 0-1

Interi kthehet në Itali me një fitore të madhe në ndeshjen e parë e fazës 1/16 në Europa League.

Ekipi i Luciano Spallettit e mposhti 0-1 në udhëtim skuadrën e Rapid Vienës.

Interi e nisi këtë ndeshje pa kapitenin, Mauro Icardi, apo ndoshta më mirë, pa ish-kapitenin, të cilit i është hequr shiriti i kapitenit dhe për gjithçka që po ndodh mes tij dhe klubit, refuzoi që të udhëtojë me skuadrën.

Sido që të jetë, vendin e tij e zuri sulmuesi i ri, Lautaro Martinez, dhe arriti që të realizojë në minutën e 39’ për t’ia siguruar fitoren skuadrës italiane.

Martinez realizoi nga pika e bardhë në mungesë të Mauro Icardit.

Deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, dy skuadrat kishin raste të veta, por rezultati mbeti ai i pjesës së parë dhe kështu, Interi e pret Rapidin në San Siro me një rezultat tejet të favorshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat