Icardi reagon me një thënie pas heqjes së shiritit të kapitenit

Futboll

Icardi reagon me një thënie pas heqjes së shiritit të kapitenit

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 22:52
Mauro Icardi

Mauro Icardi ka qenë kapiten i Interit deri para dy ditësh.

Por klubi italian ka marrë vendim që t’ia heqë shiritin e kapitenit argjentinasit për ta kaluar atë te portieri Samir Handanovic.

Sulmuesi argjentinas nuk pranoi të grumbullohej për ndeshjen e Ligës së Evropës që Interi e fitoi në udhëtim te Rapid Wiena.

Por pas asaj ngjarje Icardi më në fund ka reaguar në rrjetet sociale me një thënie nga Mark Twain.

“Është më mirë të mbash gojën mbyllur dhe të dukesh i marrë, se sa ta hapësh atë dhe të heqësh të gjitha dyshimet”, ka shkruar Icardi.

25-vjeçari edhe pse nuk luajti në ndeshje ndaj Rapidit ai ka qenë prezent në stërvitjen e Interit me pjesën tjetër të lojtarëve të cilët nuk ishin të gatshëm për këtë takim.

Icardi e ka përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës nga shtëpia dhe ka reaguar në InstaStory duke e uruar Lautaro Martinezin për golin e shënuar.

Mediat italiane kanë raportuar se Interi është duke kërkuar një skuadër që do ta paguaj klauzolën e tij prej 110 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat