Reali e sheh Alonson si zëvendësues të Marcelos - Bota Sot
Reali e sheh Alonson si zëvendësues të Marcelos

Futboll

Reali e sheh Alonson si zëvendësues të Marcelos

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 00:44
Marcos Alonso

Mbrojtësi brazilian Marcelo mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, rrugën e portugezit mund ta ndjek edhe mbrojtësi i majtë brazilian.

Ronaldo dhe Marcelo janë dy miq të ngushtë ndërsa besohet se portugezi ka kërkuar nga Juventusi ta transferojnë brazilianin.

Kësisoj Reali po përgatitet për një largim të Marcelos në verë dhe tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Marros Alonso po shihet si zëvendësuesi i Marcelos te Los Blancos.

Kanë qenë mediat spanjolle që kanë raportuar se kampionët në fuqi të Evropës janë duke menduar të dërgojnë ofertë për Alonson.

28-vjeçari mund t’i bashkohet Real Madridit në verë nëse skuadra nga kryeqyteti spanjoll pranon të paguajë 50 milionë euro për kartonin e tij.

Kujtojmë që Marcos Alonso ka qenë pjesë e akademisë së Real Madridit para se të largohet nga vendlindja e tij në vitin 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...