Lopetegui: Reali nuk më dha kohë

Futboll

Lopetegui: Reali nuk më dha kohë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 00:53
Julen Lopetegui

Julen Lopetegui ka folur për pendimin që “nuk i është dhënë kohë e mjaftueshme” te Real Madridi pasi u shkarkua në fillim të sezonit.

Ish-trajneri i Spanjës u shkarkua në fund të tetorit pas turpërimit 5 me 1 në “El Clasico” ndaj Barcelonës, duke e lënë Realin në pozitën e nëntë të tabelës.

“Nuk kisha kohë, kjo është mënyra më e mirë për t’u sqaruar”, ka thënë Lopetegui për BBC-në.

“Kishim fillim të mirë, ekipi po luante mirë dhe pastaj erdhën tre javë të dobëta. Shpreson që të gjesh zgjidhje sepse këto gjëra mund të balancohen gjatë sezonit. Ishim të sigurt se ajo situatë do të kalonte”, ka shtuar ai.

“Kam respekt për trajnerin e ri dhe për lojtarët – më pëlqejnë. Ishin të sjellshëm me mua. Nuk kam fjalë të këqija për Real Madridin. Është përvojë e mirë menaxhimi i këtij klubi. Shpresoja që të kisha më shumë kohë, por duhet të shikojmë përpara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat