Casillas nuk ka dyshime: E ardhmja është e tija

Futboll

Casillas nuk ka dyshime: E ardhmja është e tija

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 07:18
Iker Casilla

Eder Militao ka qenë një nga më të mirët në ndeshjen e Champions League të zhvilluar mes Roma-s dhe Porto-s në "Olimpico", duke konfirmuar fjalët e mira që qarkullojnë rreth tij. 

Mbrojtësi i datëlindjes 1998-të konsiderohet si një nga të rinjtë më premtues në pozicionin e tij dhe tani ka ardhur edhe një vlerësim nga  shoku i tij i ekipit, Iker Casilla-s, i cili ka thënë për "A Bola":

"Është një lojtar i ri dhe shumë cilësor. Ka gjithmonë dëshirë të përmirësohet. Për më tepër, ai mund të luajë në qendër dhe në krah të mbrojtjes. Besoj se mund të përmirësohet akoma shumë dhe se e ardhmja do të jetë e tija".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat