“Zoti i Unazave” është sekreti që fshihet pas suksesit të Aguero

Futboll

“Zoti i Unazave” është sekreti që fshihet pas suksesit të Aguero

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 07:20
Sergio Agüero

Kur nuhat rastin e volitshëm hidhet përpara pa u menduar fare dhe shpesh herë ka të drejtë. Sergio Agüero jeton me lojëra fantastike, por sidomos me raste instikti. Një cilësi që vetëm bomberat e mëdhenj e njohin, ata që depërtojnë kur ndjejnë se është rasti i duhur.

Pep Guardiola përkëdhel me të drejtë argjentinasin që po udhëheq Manchester City falë një gjëndje fizike të jashtëzakonshme, të kulmuar me tripletën shënuar ndaj Chelseas së Maurizio Sarri në fitoren e “Qytetarëve” në shifrat 6-0, rezultat që ende bën zhurmë.

Sekreti i Kun Agüero është një dhe i vetëm, një tatuazh i pakuptimtë, të paktën për vetë argjentinasin. Një tatuazh mund të motivojë, materialisht është e pamundur të dëshmohet, por në nivel psikologjik ka nga ata që përfitojnë patjetër… kur ka pak bojë nën lëkurë.

Dikush karikohet duke bërë tatuazh një luan në mes të gjoksit, ndërsa Aguero ka bërë tatuazh emrin e tij të shkruar në gjuhën e Elfëve. Vetë argjentinasi ka rrëfyer për kanalin zyrtar të Manchester City arsyen pse e ka bërë atë tatuazh.

Aguero i apasionuar pas “Zoti i Unazave”? Çne! Argjentinasi ka shkruar një emër, kuptimin e të cilit e injoron.

“Mund të jetë çdo gjë. Zgjodha këtë tatuazh duke marrë shkas nga gjuha e Elfëve, që është te filmi 'Zoti i Unazave', por nuk e kam parë filmin. E bëra vetëm sepse më pëlqente, më pas më folën për pjesën tjetër. As që e kam idenë se çfarë nënkupton”, tregon Aguero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat