United, Sanchez luajti keq ndaj PSG-së për faj të... anësorit - Bota Sot
United, Sanchez luajti keq ndaj PSG-së për faj të... anësorit

Futboll

United, Sanchez luajti keq ndaj PSG-së për faj të... anësorit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 08:08
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez vazhdon të jetë në qendër të kritikave për shkak të rendimentit zhgënjyes me fanellën e Manchester United. Pas humbjes në Champions League të pësuar kundër PSG-së dhe paraqitjes së dobët të tij, ka ardhur një lajm i çuditshëm në lidhje me gjendjen fizike të futbollistit në atë moment. 

Në fakt, sipas "Daily Mail" dhe "The Sun", lojtari ka pësuar një dëmtim të çuditshëm gjatë nxehjes. Sanchez duhej të futej në fushë në fundin e pjesës së parë për të marrë vendin e të dëmtuarit Lingard, por diçka ka shkuar keq. 

I shpërqendruar nga një aksion i lojës, kiliani është përplasur me anësorin italian Fabiano Preti. Ka qenë një përplasje aq e fortë, sa i ka shkaktuar, siç i ka thënë ai stafit mjekësor, një dëmtim në këmbë, sipër gjurit. 

Kjo është arsyeja pse aktivizimi i tij ka ardhur në fillimin e pjesës së dytë, për t'i dhënë kohë që të rikuperonte pas goditjes së marrë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...