E zbulon presidenti: Jurgen Klopp pothuajse u bë trajner i Bayern Munich

Futboll

E zbulon presidenti: Jurgen Klopp pothuajse u bë trajner i Bayern Munich

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:19
Jurgen Klopp

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, tregoi respektin e tij për Jurgen Klopp, duke zbuluar se trajneri aktual i Liverpool-it pothuajse mori drejtimin e gjigantëve bavarezë në vitin 2008. Skuadra e Premier League do ta presë Bayernin në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampioneve, të martën e ardhshme.

Hoeness tha se gjërat mund të kishin qenë ndryshe, me Klopp trajner të Bayernit 11 vite më parë, kur ata vendosën të emërojnë në stol Jurgen Klinsmanin. Asokohe, trajneri aktual i “Reds” u largua nga Mainz për te Borussia Dortmund. Presidenti i skuadrës nga "Allianz Arena" zbulon prapaskenat me gjermanin në fjalë:

"Shumë vite më parë kemi rënë dakord për një bashkëpunim së bashku, por përfunduam duke nënshkruar me Jurgen Klinsmann. E kam treguar se e respektoj shumë atë dhe punën e tij. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja palët. Shpresoj që të kualifikohemi ne për më tej në Champions".

Klopp vazhdoi të fitonte dy tituj të Bundesligës me Dortmundin, përpara se të nisej drejt “Anfield’, në tetor 2015. Dhe klubi i tij i vjetër është në rrugë të mbarë për t’i mundur rivalët e mëdhenj bavarezë në garën e titullit të Bundesligës këtë sezon. Fillimi i dobët i Bayernit i lejoi Dortmundit të rritet në krye të tabelës së renditjes, ku qëndron edhe tani, me pesë pike më shumë se skuadra e Kovac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat