Llumnica i habitur: Duro, Çka i bie kjo?

Futboll

Llumnica i habitur: Duro, Çka i bie kjo?

Nga: K. G. Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Ardian Llumnica

Trajneri i futbollit Ardian Llumnica është i habitur me deklaratën e trajnerit të larguar nga radhët e kampionit në fuqi të Kosovës, Dritës nga Gjilani.

“Trajneri Shpëtim Duro paska thënë që FC Drita me këtë ekip po të garonte në Superioren shqiptare do të ishte në garë për Europë, ndërsa në Superligën tonë është në vendin e 6-të, apo 17 pikë larg vendit të parë (Europës).

Z. Duro, Çka i bie kjo, mos që Superliga jonë është më e fortë se superiorja juaj?”, pyet Llumnica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat