Gjimshiti i pafat, humb sfidën kundër Milanit

Futboll

Gjimshiti i pafat, humb sfidën kundër Milanit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:14
Berat Gjimshiti

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur këtë fundjavë me skuadrën e tij, Atalantën, në sfidën kundër Milanit në “San Siro”.

Një ndeshje tepër e rëndësishme, pasi të dy skuadrat luftojnë për një vend në Champions, duke u ndarë mes tyre nga një pikë. 

Gjimshiti ka pasur një problem në pulpë dhe sot është stërvitur i diferencuar nga skuadra. Për këtë, trajneri Gasperini nuk do rrezikojë ta aktivizojë shtatlartin shqiptar, i cili ishte kthyer në titullar të padiskutueshëm duke u aktivizuar në 6 nga 8 ndeshjet e fundit. Fiziku i tij shihej si një mundësi e mirë për të luftuar në lojën në ajër me sulmuesin e Milanit, Piatek, por tani Atalanta duhet t’i bëjë llogaritë pa 25-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat