Shqiptari rinovon me Barcelonën! Largimi i tij kushton 40 deri 100 milionë euro

Futboll

Shqiptari rinovon me Barcelonën! Largimi i tij kushton 40 deri 100 milionë euro

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:32
Labinot Kabashi

Labinot Kabashi ka rinovuar kontratën për dy vitet e ardhshme me Barcelonën, me opsionin për të rinovuar edhe për dy të tjera. Në kontratën e tij të re klauzola e largimit të tij do jetë 40 milionë euro, ndërsa nëse fillon të aktivizohet me ekipin e parë shkon automatikisht në 100 milionë euro.

Image

Kabashi aktivizohet si mesfushor me ekipin U19 në akademinë e “La Masia”, me të cilët arriti të fitojë Champions League për të rinjtë sezonin e shkuar. 18-vjeçari ka lindur në Finlandë, por ka marrë nënshtetësinë e Kosovës duke luajtur për përfaqësuesen dardane.

Aktualisht Kabashi vuan nga një dëmtim në gju dhe së shpejti pritet të operohet, teksa me 28 shkurt mbush 19 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat