Barcelona i beson Valverdes, i vazhdon kontratën edhe për një vit

Futboll

Barcelona i beson Valverdes, i vazhdon kontratën edhe për një vit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 12:25
Ernesto Valverde

Drejtuesit e kampionëve të Spanjës janë të kënaqur me punën që po bën Valverde.

Ernesto Valverde dhe Barcelona do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe sezonin e ardhshëm.

Trajneri ka marrë besimin e drejtuesve të klubit, të cilët kanë dashur që të qetësojnë lojtarët përpara fazës më të rëndësishme të sezonit, duke bërë të ditur se Valverde do të vazhdojë aventurën.

Ernesto Valverde ka fituar me Barcelonën kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit sezonin e shkuar, por triumfi i Real Madridit në Ligën e Kampionëve la në hije këto suksese dhe vuri në dyshim punën e tij.

Megjithatë te Barcelona nuk do të ketë ndryshim në stol, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat