Kessie do të ndeshet me ish-skuadrën e tij

Futboll

Kessie do të ndeshet me ish-skuadrën e tij

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:21
Kessie do të ndeshet me ish-skuadrën e tij

Franck Kessie e ka pranuar se i shkatërron shumë shpesh kundërsulmet, derisa ka shtuar se Gian Piero Gasperini ishte “më i vështirë” se trajneri aktual i Milanit, Gennaro Gattuso.

Kessie do të ndeshet me ish-skuadrën, Atalantën, të shtunën, derisa mesfushori ka shpjeguar dallimet mes trajnerëve, transmeton Insporti.“Kam raste, por i shkatërroi shpesh, sidomos në kundërsulme,” tha ai.“Kjo ndodh më së shumti për shkak se lodhem deri kur mbërrij në zonën kundërshtare dhe pak sepse, tek Atalanta, unë kisha më shumë përkrahje në kundër-sulme.

“Tani ka më pak lojtarë rreth meje dhe shpesh detyrohem të gjuaj. Gattuso, megjithatë, më inkurajon për çdo ditë të jap më shumë. Më kërkon që të jem më trim. “Sesionet e Gasperinit në stërvitje ishin më të vështira. Ne vërtetë vrapuam shumë dhe Gasperini ishte më i frustruar se Gattuso, edhe nëse nuk duket kështu, për shkak se Gattuso bërtetë me zë më të lartë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat