Llapi e fillon furishëm

Futboll

Llapi e fillon furishëm

Nga: K. G. Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Llapit nga Podujeva shënon fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj KEK-ut në Kastriot, në ndeshjen e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.

 Llapjanët dominuan sfidën dhe u kthyen me tri pikë të mëdha. Golat i realizuan: Mentor Zhdrella 37', Hamdi Namani 45+' e Arbnor Ramadani 89'. Duhet theksuar se gjërat për vendasit u përkeqësuan (39'), kur Tërvioll Stullqaku u përjashtua me karton të kuq.

Llapi renditet në vend të tretë me 38 pikë, ka dy me pak se lideri Prishtina dhe një se Feronikeli në vend të dytë, kurse KEK-u është i fundit me 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat