Ky është lojtari më i mirë në botë në “FIFA19”

Futboll

Ky është lojtari më i mirë në botë në “FIFA19”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:59
Ky është lojtari më i mirë në botë në “FIFA19”

Vetëm një vit më parë, 16-vjeçari, Donovan Hunt e bëri të popullarizuar veten anë e mbanë botës, derisa u shpall lojtari më i mirë në botë në lojën “FIFA”.

Shumica e njohin me nofkën “Tekkz”, derisa ai e ka dominuar lojën e famshme këtë sezon.

“Tekkz” ka arritur të paktën deri në gjysmë-finale të secilës garë të “FIFA-s” deri tani, duke u shpallur kampion në tre raste.

“Njerëzit mendojnë ku po e gjej motivimin, por gjëja ime e preferuar është të shkojë në gara dhe t’i fitoj ato,” tha ai. Tekkz“ Të marrë njohje dhe të fitoj reputacion pas trofeve, kjo më shtyn që të vazhdojë.

”Përveç që njihet si një lojtar që performon mirë nën presion, “Tekkz” gjithashtu njihet si dikush që përdorë aftësi dhe lëvizje të ndryshme, diçka të cilën lojtarët e tjerë profesionist nuk e bëjnë.“Kurdo që bëjë lëvizje ekzibicionale, kundërshtarin e kap panika dhe e ka të vështirë t’i parashikojë lëvizjet e mia në sulm,” ka shtuar i riu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat