Leci: Është derbi më i madh në Kosovë

Futboll

Leci: Është derbi më i madh në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:56
Leci: Është derbi më i madh në Kosovë

I madh dhe i vogël me padurim e presin sfidën mes rivalëve të përbetuar të një qytetit, Dritës dhe Gjilanit, e cila zhvillohet në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilani është në këmbë për ‘derbin e çmendur’ dhe kudo flitet për të. Tifozët ‘Intelektualët’ e Dritës dhe ‘Skifterat’ e Gjilanit, si gjithmonë përgatiten që kësaj sfide t’i japin një ngjyrë festive. Ndeshja e këtyre rivalëve luhet të shtunën (nesër, në orën 13.30) dhe pritet si shumë herë që të mbledhë sa më shumë shikues, disa herë ka arritur shifrën 10 mijë shikues në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Dy skuadra që kanë ambicie të janë sa më lartë në klasifikim dhe vetëm katër pikë kanë diferencën njëra me tjetrën. Gjilani është në vend të katërt me 27 pikë, kurse Drita dy pozita me poshtë me 23. Mbrojtësi i majtë i Dritës, Liridon Leci, tha se është atmosferë e mirë para derbit të madh dhe pretendon pikë të plota.

“Atmosfera është e mirë pavarësisht që kemi pas humbje me Vëllaznimin dhe dorëheqjen e trajnerit. Ne e kemi harruar tashmë atë çka ka ndodhë, sepse në futboll nuk ke kohë të mendosh për të kaluarën. Normal është derbi më i madh në Kosovë edhe jemi të përgatitur shumë mirë. Premtojmë më të mirën për tifozët tanë në derbi. Jemi të kompletuar dhe nuk kemi kurrfarë mungese”, thotë Leci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat