Zyrtare: Komisioni Disiplinor merr vendim për Ismet Munishin, ja sa dënohet

Futboll

Zyrtare: Komisioni Disiplinor merr vendim për Ismet Munishin, ja sa dënohet

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 20:34
Ismet Munishi

Gjyqtari kryesor Alban Shala e përjashtoi me karton të kuq trajnerin Ismet Munishi, për shkak të sharjeve dhe veprimeve të palejuara, në ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Dritës, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Munishi kërkoi përballje fizike me gjyqtarin dhe kjo çoi në ndërprerjen disa minutëshe të ndeshjes.

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin  Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.02.2019  shqyrtoi  procedurën e hapur  disiplinore  nga mbledhja e kaluar  lidhur me rastin e sjelljeve josportive  të kryetrajnerit të KF “ Vëllaznimi”  gjatë ndeshjes së Digitalb – Kupës  së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Vëllaznimi – Drita e zhvilluar me  datë  10.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjakovë dhe për të njëjtën duke iu referuar raporteve plotësuese  nga zyrtaret e ndeshjeve, konform Dispozitave  të Rregullores  Disiplinore   neni  40 paragrafi 1 pika  3 sjelli këtë;

V E N D I M

ISMET  MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova  me licencë UEFA “A“ 0282 për largim nga bankina (reagime ndaj vendimeve të gjyqtarëve  të ndeshjes), dënohet me të holla në shumë prej; 1500  euro (njëmijë e pesëqind) në bazë  të Rregullores Disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi  3.

Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet  i plotfuqishëm (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat