Legjenda e Chelseat ka disa lëvdata për punën e madhe të Solskjaer

Futboll

Legjenda e Chelseat ka disa lëvdata për punën e madhe të Solskjaer

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:42
Ole Gunnar Solskjaer

Puna e mrekullueshme e Ole Gunnar Solskjaer po vlerësohet edhe nga rivalët e Premierligës.

Solskjaer erdhi në postin e trajnerit të Manchester United kur skuadra ishte në një nga krizat më të mëdha viteve të fundit.

Ai riktheu situatën në favor të ‘djajve të kuq’ dhe ata tashmë po luftojnë për një vend në top katërshe.

E gjithë këtë punë të mirë të norvegjezit po e vlerëson edhe legjenda e Chelsea, që tashmë është ndihmës trajner, Gianfranco Zola.

“Jam i lumtur. Kjo është ndjesia e parë që kam. E njoh Ole, jam i lumtur që ai po bën kaq mirë” ka thënë fillimisht Zola.

“E dija se United po kalojnë në formë jo të mirë por e dija vlerën e skuadrës dhe se ata do të ktheheshin” ka thënë tutje italiani.

Gjithë këto lëvdata për kundërshtarin Zola i ka dhënë në prag të përballjes direkte mes Man Utd dhe Chelsea.

Gjigantët e futbollit anglez do të vihen përballë në ndeshjen që do të jetë e vlefshme për Kupën FA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat