Modric – De Jong, ndodhi diçka e pakëndshme

Futboll

Modric – De Jong, ndodhi diçka e pakëndshme

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 00:24
Modric – De Jong

Ka shumë gjëra që bëhen me shumë dëshirë në publik, sikurse shumë të tjera që askush nuk do të preferonte t’i bënte përpara dikujt tjetër. Ka nga ata që e kanë problem të ushqehen përpara personave të tjerë, imagjinoni se si do të ndiheshin të urinonin përpara dikujt tjetër.

Aq më keq nëse spektatori i padëshiruar në atë rast të ishte një tip idhulli, një dritë për të ndjekur, por njëherësh edhe rival direkt.

Është pikërisht ky motivi pse Frankie De Jong dhe Luka Modric u bezdisën në testin anti-doping, sepse ishin shumë pranë njëri tjetrit.

Normalisht jo të gjithë ndihen rehat të urinojnë pranë dikujt tjetër, imagjinoni se sa e pëlqyeshme mund të jetë të mbushësh një provëz në një situatë të pakëndshme.

Kështu, pasi kaluan të gjithë mbrëmjen në fushë duke u përpjekur të ndalin njëri tjetrin, edhe në atë rast, duhet të duronin dhe sfidoheshin në mënyrë reciproke në “kohën shtesë”.

Padyshim që testi anti-doping është shumë i rëndësishëm për t’u siguruar që po luhet pastër nga të dyja palët, por sigurisht që kroati, sikurse dhe harkëtari, do të kishin preferuar të ishte zbatuar një procedurë disi më e qëndrueshme.

Ishte tabloidi britanik “The Sun” ai që ka raportuar vështirësinë e të dyve për t’u përqendruar në mbushjen provëzave dhe vënien në dispozicion të kampionëve të urinës.

Një shqetësim që sipas të njëjtit burim, nuk është përsëritur në çiftin tjetër të futbollistëve, Gareth Bale dhe Jan Klaas Huntelaar, që gjithashtu, sikurse e kërkon procedura iu nënshtruan testit anti-doping.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat