Zola: E kam frikë United, por Chelsea ka një avantazh - Bota Sot
Zola: E kam frikë United, por Chelsea ka një avantazh

Futboll

Zola: E kam frikë United, por Chelsea ka një avantazh

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 09:14
Gianfranco Zola

Gianfranco Zola e di shumë mirë se ndeshja e Chelsea-t në raundit të pestë të FA Cup ndaj Manchester United do të jetë e vështirë pasi Djajtë momentalisht po luajnë me një harmoni të madhe duke zhvilluar një futboll të bukur. 

Megjithatë, asistenti i Maurizio Sarri-t ka sugjeruar se mungesa e ndeshjes së kthimit është një avantazh për vendasit. 

Chelsea do të presë United në Stamford Bridge të hënën në mbrëmje për të vendosur se cili ekip do të avancojë në çerekfinale. 

“Do të jetë një sfidë ndryshe nga ajo e herës së fundit, futbolli ndryshon nga njëra ndeshje në tjetrën.

“E kam frikë këtë United, pasi po e shijon futbollin dhe është në formë të shkëlqyer.

“Raundi i pestë pa ndeshje kthimi? Mund të jetë një avantazh, por këtu luhet në nivel kaq të lartë, kështu që duhet ta shfrytëzojmë. 

“Kemi një avantazh në Stamford Bridge, por prapëseprapë duhet të zhvillojmë një ndeshje të mirë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...