Neymar: Jeta është për luftëtarët

Futboll

Neymar: Jeta është për luftëtarët

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Neymar

Neymar ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shpërndarë një mesazh sfidues derisa po vazhdon rimëkëmbjen e tij nga lëndimi.

Ylli i PSG-së është duke u rikuperuar pas lëndimit të pësuar në Kupën e Mbretit ndaj Strasburg në muajin e kaluar.

27 vjeçari nuk ka mundur të paraqitet as në ndeshjen e fundit që PSG e fitoi 0-2 në ‘Old Trafford’ ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.

“Sepse jeta është për luftëtarët, asgjë nuk më dobëson”, ka shkruar Neymar.

Neymar pritet të rikthehet në fushë në fillim të muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat