Ribery dëshiron të qëndrojë tek Bayerni

Futboll

Ribery dëshiron të qëndrojë tek Bayerni

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:32
Franck Ribery

Franck Ribery i mbaron kontrata në fund të sezonit me Bayern Munich dhe mund të largohet me parametra zero.

Por francezi dëshiron të qëndrojë te bavarezët duke i shprehur dashurinë klubit.

"Këtu kam shpenzuar dy të tretat e karrierës time, kjo mes nesh është një histori e madhe dashurie dhe nuk dua të përfundoj".

"I jam shumë mirënjohës këtij klubi që më pranon pa kushte. Nuk do ta tradhtoja kurrë Bayernin, duke zgjedhur një klub tjetër", ka thënë Ribery duke dërguar sinjale të qarta te kryesia e klubit.

Ribery është rikthyer te goli kohët e fundit teksa ka shënuar 4 gola në muajin dhjetor.

Ai është pjesë e kampionve të Gjermanisë prej viti 2007 duke zhivilluar 264 ndeshje në Bundesligë teksa ka shënuar dhe 84 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat