Gjilani në këmbë për ‘derbin e çmendur’

Futboll

Gjilani në këmbë për ‘derbin e çmendur’

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:38
Gjilani në këmbë për ‘derbin e çmendur’

I madh dhe i vogël me padurim e presin sfidën mes rivalëve të përbetuar të një qytetit, Dritës dhe Gjilanit, e cila zhvillohet në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilani është në këmbë për ‘derbin e çmendur’ dhe kudo flitet për të. Tifozët ‘Intelektualët’ e Dritës dhe ‘Skifterat’ e Gjilanit, si gjithmonë përgatiten që kësaj sfide t’i japin një ngjyrë festive.

Ndeshja e këtyre rivalëve luhet të shtunën (sot, në orën 13.30) dhe pritet si shumë herë që të mbledhë sa më shumë shikues, disa herë ka arritur shifrën 10 mijë shikues në stadiumin e qytetit në Gjilan. Dy skuadra që kanë ambicie të janë sa më lartë në klasifikim dhe vetëm katër pikë kanë diferencën njëra me tjetrën. Gjilani është në vend të katërt me 27 pikë, kurse Drita dy pozita me poshtë me 23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat