Kështu përfundoi derbi i çmendur e më i madhi në Kosovë

Futboll

Kështu përfundoi derbi i çmendur e më i madhi në Kosovë

Nga: K. G. Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 13:51
Drita avancon ndaj rivalit të përbetuar

Drita nga Gjilani dëshmoi fuqinë e kampionit, duke triumfuar me rezultat 3:1 kundër rivalit të përbetuar Gjilanit, në derbin e ashtuquajtur të çmendur e më të madhin në Kosovë. Sfidë e javës së 18-të, e cila u përcoll nga rreth 5000 shikues, që u kënaqën me lojën dhe me tri gola.

Tifozët ‘Intelektualët’ e Dritës dhe ata të Gjilanit, ‘Skifterat’ me brohoritje i dhanë shkëlqim këtij derbi, por ka pasur momente edhe të ndërprerjes së takimit, kur tifozët hidhni mjete piroteknike në fushë, sidomos ‘Skifterat’. Drita pati më shumë nga loja dhe arkëtoi tri pikë shumë të rëndësishme.

Në minutën e 8-të, Drita kaloi në epërsi fal golit të Ardian Limanit. Pjesa e dytë solli emocione dhe dy gola të shpejtë e brenda dy minutave.  Në minutën e 70-të, Fiton Hajdari i Gjilanit goditi bukur me kokë , topi qëllon tërthorësen dhe futet në rrjetë, 1:1. 

Pas dy minutave (72’), Drita pas një aksionit mirë të organizuar, Nwabueze shënoi për 2:1. Dhe në minutën e 90+5, Vucaj shënon për fitoren e thellë 3:1. Në fund të sfidës, NIkaj i Gjilanit u ndëshkua me karton të kuq.  Drita ngjitet në vend të pestë me 26 pikë, ka një me pak se Gjilani që është një pozitë më lartë. Kryetrajneri i ri i Dritës, Ardian Nuhiu, e nisi me fitore. Me një fjalë, debutoi me fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat