Juventus në kërkim të rekordit abolsut, e pengon e “forta” e Serie B

Futboll

Juventus në kërkim të rekordit abolsut, e pengon e “forta” e Serie B

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:25
Juventus

Juventus nuk ka rival në Itali, kjo është më se e qartë, e tregon edhe renditja dhe rezultatet, teksa vijon të jetë skuadra e vetme e pamposhtur për këtë sezon në 5 kampionatet elitare në Europë.

Ndër të tjera, me fitoren e djeshme i afrohet një rekordi tjetër absolut. Të gjitha skuadrat që kanë luajtur në stadiumin e bardhezinjëve janë mundur të paktën një herë. Frosinone në vitin 2015 ia doli të marrë një barazim 1-1 dhe më pas ra në Serie B duke mbetur e pamposhtur në shtëpinë e 7 herë kampionëve të Italisë.

Gjithsesi është ende një skuadër që nuk e provuar shijen e humbjes në stadiumin e ri të Juves. Më 2 maj të sezonit 2011-2012, Lecce mori barazimin 1-1 falë golit të Bertolacci, i cili shënoi pas një gabimi të Buffon.

Që prej atij sezoni Lecce nuk ka mundur të ngjitet në elitën e futbollit italian, teksa këtë sezon vërtitet në Serie B me shpresën për t’u ngjitur në A, dhe Juventus në anën tjetër fërkon duart që diçka e tillë të ndodhë dhe të vendosin rekord absolut në këtë drejtim, duke mposhtur të gjitha skuadrat italiane në shtëpinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat