Humbi penalltinë, futbollisti: Kur pyet veten se ku është Zoti…

Futboll

Humbi penalltinë, futbollisti: Kur pyet veten se ku është Zoti…

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:52
Humbi penalltinë, futbollisti: Kur pyet veten se ku është Zoti…

Braziliani i Kukësit, Uilliam Kordeiro Melo, pati mundësinë e artë ditën e djeshme, për të dalë qoftë me një pikë nga transferta e Kukësit, por me penalltinë që iu prit nga Hidi, e humbi këtë rast.

Gjithsesi, ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku mban kokën lart edhe pas këtij momenti të vështirë. “Futbolli i ka këto gjëra, një ditë je hero dhe një ditë tjetër je i keq. Nuk më interesojnë kritikat, ato vetëm më forcojnë. Kam kaluar mes kohërave të vështira dhe i kam kapërcyer, dhe tani do bëj sërish të njëjtën gjë.” – shkruan Melo në një postim.

E më pas, në një tjetër foto të postuar, shkruan: “Kur kalon kohë të vështira dhe pyet veten ku është Zoti, mbaj mend se gjatë një provimi, mësuesi qëndron në qetësi pa folur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat