Futbollisti Genc Hamiti i dha buzëqeshjen Ferizajt! Ferizaj shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Trepçës ’89 nga Mitrovica, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Prof Bylbyl Sokoli është kthyer në postin e kryetrajnerit të Ferizajt, ku e nisi furishëm pjesën e dytë të kampionatit me Ferizajn dhe me synime për të siguruar mbijetesën në elitë.
Futbollisti Genc Hamiti ka qenë më i merituari për fitoren e madhe, me golat që ka realizuar në minutën e 12-të dhe në atë të 14-tën. Ferizaj aktualisht renditet në vend të 11-të me 18 pikë, kurse Trepça ’89 bie e nënta me 22 sosh.