Njeriu që e godiste me grusht tavolinën, kur ishte pritur nga Presidenti historik dr. Rugova - Bota Sot
Njeriu që e godiste me grusht tavolinën, kur ishte pritur nga Presidenti historik dr. Rugova

Futboll

Njeriu që e godiste me grusht tavolinën, kur ishte pritur nga Presidenti historik dr. Rugova

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:48
Njeriu që e godiste me grusht tavolinën, majtas i pari, kur ishte pritur nga Presidenti historik dr. Rugova, djathtas përkrah presidentit Muharrem Musliu

Ata që e kanë njohur nga afër të ndjerin Rexhep Abdullahun, e kanë njohur për burrëri dhe se sa i rreptë ka qenë, se sa i vendosur që ishte, se sa i guximshëm dhe kur merrte vendime, merrte me  vendosmëri dhe ishin shumë të qëlluara.

Rexha ka qenë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në periudhën më të vështirë, në kohën e  okupimit, kur nga të gjitha anët vinin kërcënimet nga regjimi kriminal serb. Ai udhëhoqi FFK-në nga viti 1993 deri në fund të vitit 2000.

I ndjeri disa herë ishte pritur nga Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Rexha njihet edhe për guximin dhe siç thonë disa miq të tij, kur e kuptonte se dikush po bën hile, e godiste me grusht tavolinën, duke i thënë: Kështu nuk bën dhe pikë. Djali i Rexhës, Fatoni, ka shkruar disa fjalë.

“Po e ndaj këtë foto me ju që nuk e kisha parë me herët - baba jem Rexhep Abdullahu në krahun e djathtë të Presidentit Rugova në cilësinë e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës - ka ndërruar jetë para se të shpallej Pavarësia e Kosovës. Kur e mendoj këtë shpesh dhimbja për te më shtohet edhe pse ngushëllohem me faktin se, siç më thoshte ai vet ‘ma mriti ymri me ja pa ushtarit serb shpinën kah ik prej Kosove’.

Por nganjëherë, sidomos duke e njohur temperamentin e tij, them me veti, ndoshta mirë që nuk është gjallë me pa se deri ku mund të shkoj deformimi i atyre që nuk po bëhen bashkë edhe kur si të përçarë pe shohin se po humbim çdo ditë ngapak nga ajo që kemi fituar dje më shumë punë, mund e gjak”, shkruan Fatoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...