Arsyeja pse Mbappe refuzoi Real Madridin në vitin 2017

Futboll

Arsyeja pse Mbappe refuzoi Real Madridin në vitin 2017

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:46
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe edhe një herë ia kujtoi botës, të martën mbrëma, se është lojtari i ri më i mirë në planetë.

Francezi pati rol të rëndësishëm në fitoren 2-0 të PSG-së kundër Manchester Unitedit, duke shënuar golin e dytë në “Old Trafford”.

Kur e mendojmë se Mbappe është ende vetëm 20-vjeçar, është vërtetë e frikshme, derisa ai tashmë është kampion bote me Kombëtaren dhe ka fituar Ligue 1 me klubin.

Sidoqoftë, gjithçka ka mundur të shkonte ndryshe për të në vitin 2017.

Real Madridi e dëshironte me çdo kusht, atëherë 18-vjeçarin dhe një marrëveshje ishte arritur mes dy palëve.

Por, në momentet e fundit, tinejxheri vendosi të tërhiqej dhe gazetari, Duncan Castles e ka shpjeguar pse transferimi dështoi.

Në artikullin e tij për “Daily Record”, Castles shkruan se Florentino Perezi dëshiroi që Mbappe të zëvendësonte Cristiano Ronaldon, por francezi nuk ishte i gatshëm për këtë lloj përgjegjësie.

“Mbappe u pajtua t’i bashkohej Real Madridit, por u tërhoq kur e kuptoi se Florentino Perezi dëshiroi që ai ta zëvendësonte Cristiano Ronaldon,” shkruan Castles.

“T’i bashkohej klubit më të madh në botë, në një shtet tjetër, për një shumë të jashtëzakonshme, si zëvendësues direkt i lojtarit më të mirë në planetë, kërkoi shumë përgjegjësi dhe këtë gjë e kalkuloi Mbappe dhe babai i tij.”

Mund ta kuptojmë pse Mbappe nuk e dëshiroi tërë këtë peshë mbi supe, derisa vendimi për t’iu bashkuar PSG-së ka dalë të jetë shumë i qëlluar për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat