Atletico fiton me golin e Griezmannit

Futboll

Atletico fiton me golin e Griezmannit

Nga: K. G. Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:07
Atletico fiton me golin e Griezmannit

Sulmuesi Antoine Griezmann është hero i fitores së Atleticos nga Madridi! Atletico si mysafir triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Vallecanos, në ndeshjen e javës së 24-të të kampionatit spanjoll. Kjo përballje ka qenë e rivalëve të Madridit, por Atletico doli më e suksesshme.

Në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas” të Madridit, ishin të tubuar 13. 880 dhe panë lojë mjaft të mirë.

Futbollisti Griezmann vulosi fitoren në minutën e 74-të, i cili nga afërsia shënoi pas asistimit të Alvaro Moratas. Atletico renditet në vend të dytë me 47 pikë, kurse Vallecano është i 18-ti me 23.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat