Kamberi shënon në elitën e futbollit skocez

Futboll

Kamberi shënon në elitën e futbollit skocez

Nga: K. G. Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:14
Kamberi shënon elitën e futbollit skocez

Sulmuesi nga Kosova, Florian Kamberi, po dëshmon cilësitë e tija në fanellën e skuadrës së  Hibernianit, e cila para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:0 Hamiltonin, në ndeshjen e javës së 26-të të Kampionatit të Skocisë.

Në minutën e 17-të Kamberi shënoi për 1:0, kurse McNulty (39’) nga penalltia vulosi fitoren me 2:0.  Kamberi luajti deri në minutën e 85-të, kurse skuadra e tij renditet në vend të shtatë me 35 pikë, ndërsa Hamilton është i 11-ti me 18. Kamberi deri me tash ka realizuar gjashtë gola në Skoci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat