Spalletti: Ndeshja ndaj Sampdorias do të jetë e vështirë

Futboll

Spalletti: Ndeshja ndaj Sampdorias do të jetë e vështirë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:45
Trajneri i Inter, Luciano Spalletti

Trajneri i Inter, Luciano Spalletti ka paralajmëruar lojtarët e tij për ndeshjen kundër Sampdorias.

Inter do të luaj përballë Sampdorias, në ndeshjen e së dielës, në kuadër të Serie A.

“Sampdoria janë të fortë dhe po garojnë për tu futur në garat e Evropës. Secili lojtar në atë skuadër e di detyrën e tij” ka thënë Spalletti.

“E përgëzoj Marco Giampaolon për mënyrën se si po e zhvillon lojën, edhe përkundër fakti se ata më shumë shesin lojtarë sesa që afrojnë, sikur rasti i Milan Skriniar” ka thënë tutje trajneri i Inter.

“Giampaolo është një nga taktikët më të mirë në Serie A. Por, dua të shoh Interin me një performancë si ajo kundër Parmas, me organizim të mirë dhe me shumë balancë” ka thënë ndër të tjerash Spalletti.

Inter aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në Serie A, por ky fakt nuk ua siguron atyre pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Gara po shkon duke u bërë edhe më interesante me skuadrat si Milan, Roma, Atalanta e Lazio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat