Ademi vizitoi FC “Liria” dhe bëri homazhe te varri i Agim Malokut 

Futboll

Ademi vizitoi FC “Liria” dhe bëri homazhe te varri i Agim Malokut 

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 19:17
Ademi vizitoi FC “Liria” dhe bëri homazhe te varri i Agim Malokut 

Presidenti Agim Ademi pas kthimit nga Samiti i FIFA-s në Stamboll, sot, po qëndron në Prizren. Fillimisht presidenti Ademi së bashku me anëtarin e KE, Mirsad Çollaku dhe zv.sekretarin e përgjithshëm, Arianit Ahmeti kanë vizituar FC “Liria”, ku janë pritur nga kryetari i këtij klubi Iljaz Iljazi dhe bashkëpunëtorët e tij. Më pas, presidenti Ademi ka bërë homazhe te varri i ish-anëtarit të KE të FFK-së, Agim Maloku, së bashku me kryesinë e FC “Liria”, vajzën e të ndjerit, Nora Maloku si dhe me ish-bashkëlojtarët e të ndjerit, Esat Mehmeti, Ramadan Cimili, Rafet Prekazi dhe veprimtarë tjerë të futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat