Weah komenton skocezët, flet për jetën tek Celtic

Futboll

Weah komenton skocezët, flet për jetën tek Celtic

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 20:21
Timothy Weah

Reprezentuesi i Amerikës, Timothy Weah ka folur rreth jetës së tij në Skoci.

Lojtari i Paris Saint Germain ka kaluar tek Celtic gjatë këtij afati kalimtar, në formë huazimi, për të bërë progres në lojën e tij.

Lojtari duket se po përshtatet mirë me jetën e tij në Skoci, por ka një fakt interesant që e ka tërhequr atë.

“Do të thosha se ata vetëm pinë gjatë gjithë kohës. Dhe jo vetëm whisky” ka thënë fillimisht Weah.

“Ka disa njerëz që flasin shumë shpejtë dhe ti thjesht humbet në theksin e tyre. Disa i kuptoj, por me vështirësi. Është 50/50” ka thënë tutje ai.

“Mikey Johnstone është një nga ata që është më së vështiri ta kuptosh, pasi që ai flet shumë shpejtë” ka thënë ndër të tjerash amerikani.

Weah do të kthehet tek PSG në fund të këtij sezoni. Ai ka pasur një fillim të mirë në Celtic, por ndër të tjerash ka bërë të ditur se problemin më të madh e ka me klimën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat