Guardiola ka disa lëvdata për të ‘mrekullueshmin’ Foden - Bota Sot
Guardiola ka disa lëvdata për të ‘mrekullueshmin’ Foden

Futboll

Guardiola ka disa lëvdata për të ‘mrekullueshmin’ Foden

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:04
Phil Foden

I riu Phil Foden është regjistruar sot në listën e golashënuesve të Manchester City.

Manchester City shënoi fitore të lehtë me rezultatin 1:4, kundër Newport County, në kuadër të Kupës FA.

Pep Guardiola ka shfrytëzuar rastin që të lëshoj disa lëvdata për golin e jashtëzakonshëm të tij, pas një veprimi të mirë individual.

“Ishim me fat që Phil shënoi një gol të mrekullueshëm që na ndihmoi të qëndrojmë në pesë minutat e fundit” ka thënë Guardiola për “BT Sport”.

“Urime të mëdha për skuadrën që kanë treguar se sa të mrekullueshëm janë në të gjitha kompeticionet dhe në të gjitha ndeshjet” ka thënë tutje trajneri. Manchester City me këtë fitore ka prekur fazën e çerekfinales, dhe është në rrugë të mirë për të triumfuar në Kupën FA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...