Smalling zbulon anën e tmerrshme të Solskjaer

Futboll

Smalling zbulon anën e tmerrshme të Solskjaer

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:41
Ole Gunnar Solskjaer

Protagonist i padiskutuar në dy epoka të ndryshme te Manchester United, fillimisht si futbollist e tashmë si trajner, Ole Gunnar Solskjaer është etiketuar dhe konsideruar gjithmonë “Baby Face” fytyra fëminore, jo vetëm për moshën që fsheh, por edhe për atë sjellje engjëllore që reflekton.

Gjithsesi, Solskjaer nuk është ai trajner që mund të merret aq lehtë, përkundrazi duhet patur frikë. Është futbollisti i përfaqësueses së Anglisë që aktivizohet te Manchester United, Smalling ai që ka zbuluar këtë anë të errët të trajnerit norvegjez në drejtim të “Djajve të Kuq”.

Në një intervistë për kanalin zyrtar të Manchester United, Samlling zbuloi defektin e Solskjaer: “Mendoj se ai ka një anë të errët. Normalisht mendoj se çdo trajner e ka atë, efektin ulërimë apo trajtimin me tharëse flokësh, kur gjërat duhet të ndryshojnë. Një trajner duhet të ketë të gjitha anët e ndryshme të mbuluara. Gjithsesi është kënaqësi të luash për atë, sepse është gjigant”.ts

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat