Gattuso tregon çfarë fshihet prapa formës së lart të Milanit

Futboll

Gattuso tregon çfarë fshihet prapa formës së lart të Milanit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:54
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso ka treguar se çfarë fshihet prapa formës së lartë që Milani është duke e kaluar momentalisht.

Rossonerët përforcuan pozitën e katërt në tabelë pas fitores prej 3 me 1 në udhëtim tek Atalanta, duke rritur gjasat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Gattuso ka thënë se formë e lartë për shkak se secili është duke u kënaqur me lojën e vet dhe po e shfaqin kualitetin e tyre për të punuar për ekipin.

“Mendoj që sekreti qëndron nëse shohim punën e sulmuesve që bëjnë. Dëshirën që kemi për të bërë presion dhe shtyjmë për ta rikthyer topin në posedim, duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Ky Milan po kënaqet me lojën e vet, lojtarët janë entuziastë, të lumtur që janë bashkë dhe stërvitin. Pas kësaj, ka shumë kualitet në skuadër, por më e rëndësishmja është se secili po e vendos kualitetin e tij në shërbim te ekipit dhe kjo është vendimtare”, është shprehur Gattuso për Sky Sport Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat