I priti penalltinë Messit, ja çfarë thotë portieri i Valladolid

Futboll

I priti penalltinë Messit, ja çfarë thotë portieri i Valladolid

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 00:41
Messi dhe Masip

Skuadra e Barcelonës ka fituar minimalisht ndaj Valladolid.

Barça ka mposhtur Valladolidin në Camp Nou me rezultatin 1-0, falë golit të Leo Messit nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 44’të.

Megjithatë, Messi në pjesën e dytë – ka humbur penalltinë, pasi portieri i Valladolid, Masip i kuptoi qëllimin lojtarit argjentinas dhe priti goditjen e tij.

Masip u shpreh i lumtur që priti penalltinë, por tha se nuk mund të shpreh gëzimin e tij, pasi skuadra ka pësuar humbje.

Vlen të ceket se Masip ishte portier i Barcelonës për tre sezone deri në vitin 2017.

“Kam ndjenja të përziera, por jam krenar”, tha fillimisht Masip.

“Unë nuk i kam pritur shumë penallti Messit tek Barcelona. Sot vendosa të hidhem. Në pjesën e dytë kam pasur më shumë zgjedhje që ta ndaloj”.

“Lojtarët e Barcelonës më kanë përgëzuar, ata ishin të lumtur për mua”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat