Mediat franceze: Rabiot është i Barcelonës

Futboll

Mediat franceze: Rabiot është i Barcelonës

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 09:06
Rabiot

Mediat franceze raportojnë se Barcelona do ta kompletojë transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot, gjatë verës që vjen. Francezi ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me klubit e tij dhe është i lirë të negociojë me klube të tjera.

Rabiot është lënë jashtë skuadrës së PSG-së pothuajse gjatë gjithë këtij sezoni, pasi refuzoi ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës.

Duke u thirrur mbi burime brenda familjes së lojtarit, Le Parisien raporton se Rabiot është duke kërkuar të largohet nga klubi.

Sipas gazetës franceze, ai tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën sa i përket pagës, bonuseve dhe projektit që është duke ndodhur në klub.

Ai beson se shumë shpejt do ta zërë vendin e Ivan Rakiticit, për të cilin gazeta është e bindur se do të largohet nga Camp Nou në verë.

Edhe pse nuk ka marrëveshje zyrtare, Rabiot është i lirë të negociojë me cilindo klub të interesuar për shkak se më 1 janar ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat