Emiliano Salas i jepet lamtumira për në banesën e fundit. Ditën e djeshme, Emiliano Sala është përcjellë për në banesën e fundit. Sulmuesi që humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror, por udhëtonte nga Franca drejt Anglisë, duke u transferur tek ekipi i ri i Kardifit.
Në përcjelljen që iu bë lojtarit në banesën e fundit ishin të pranishëm edhe trajneri i Kardif Sitit, Nil Uarnok, bashkë me menaxherin e klubit Ken Çu.
Ndërkohë nga lajmet e fundit që publikojnë mediat drejtuesit e klubit uellsian që luan në Premier Ligë, u kanë kërkuar një skonto homologëve të Nantës, pasi sipas tyre 17 milionë euro janë të ekzagjeruara për kartonin e Salas, pasi nuk ka pasur klube të tjera të interesuara për 28-vjeçarin dhe lajmet për interesin e disa skuadrave të tjera në ishull kanë qenë trillime të menaxherit për t’i rritur vlerën.
Mbetet për tu parë se cila do të jetë përgjigja e Nantës që nëse nuk paguhet është gati ta çojë çështjen Sala në FIFA.