Nga parajsa në ferr

Futboll

Nga parajsa në ferr

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:06
Fiorentina

Nga parajsa në ferr. Spal u mposht me rezultatin e thellë 1:4 nga Fiorentina e Piolit brenda në Ferrara në një ndeshje ku teknologjia u bë protagoniste. VAR u bë protagonist teksa ndërhyri në minutën e 76-të kur Spal shënoi golin e avantazhit provizor 2:1, por këtë herë jo për të anuluar finalizimin e Valottit për parregullësi por për të kthyer aksionin mbrapa pasi në startin e tij gjyqtari Pairetto nuk arriti të shikonte një faull në zonë të Felipes ndaj Chiesës dhe vazhdoi lojës. Por ajo që ndodhi më pas ishte me të vërtetë e pabesueshme sepse lojtarët dhe tifozët vendas kaluan nga parajsa. Sepse goli i Valottit që kaloi në avantazh Spalin jo vetëm që u anulua por në krahun tjetër u akordua penallti për Fiorentinën të cilën kthehu në gol francezi Veretout dhe rezultati nga 2-1 në favor të vendasve shkoi në 1-2 në favor të miqëve. Në pjesën e parë Petagna kishte kaluar në avantazh skuadrën e Semplicit ndërsa Edemilson Fernandes barazoi për vjollcët. Ndërkohë pas golit të Veretout realizuan edhe Simeone Jr dhe Gerson për rezultatin final 1-4, sukses ky që e ngjiti skuadrën e Piolit në kuotën e 35 pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat