Verdikti brutal i brazilianëve për Neymarin

Futboll

Verdikti brutal i brazilianëve për Neymarin

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:11
Neymari

Neymari nuk është vetëm në një prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij, por për shkak të stilit dhe mënyrës së jetesës, braziliani është shëndrruar në brend global.

27-vjeçari u bë futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohëve në vitin 2017, kur iu bashkua Paris Saint-Germianit për 222 milionë euro.

Së fundmi, gazeta nga Brazili, “Placar,” i dha atij titullin më të madh deri tani në karrierë, duke e etiketuar atë si “brazilianin më të mirë që nga koha e Peles.”

Përkundër kualiteteve që posedon Neymari, ky nuk është një epitet që brazilianët do ta jepnin aq lehtë.

Kështu, “ESPN Brasil” është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bërë një sondazh ku do të votonte publiku, për ta kuptuar zgjedhjen e audiencës.

Rezultatet kanë treguar se brazilianët nuk janë fansat më të mëdhenj të Neymarit.

Nga 160,000 vota të grumbulluara, në një listë ku morën pjesë emra si Rivaledo, Zico, Cafu dhe Ronaldo, ky i fundit doli i pari.

Në fakt, Neymari nuk arriti të futet as në top 10-she, derisa përfundoi në pozitën e 11-të në renditje.

Numri 10 i gjigantit nga Ligue 1, është lojtari i vetëm në sondazh që mori më shumë vota negative se pozitive.

Shikoni listën e plotë më poshtë.

11. Neymar

10. Careca

9. Falcao

8. Cafu/Roberto Carlos/Bebeto (më të popullarizuarit nga fansat që votuan kolumnën ‘të tjerët’)

7. Kaka

6. Socrates

5. Rivaldo

4. Zico

3. Romario

2. Ronaldinho

1. Ronaldo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat