Veseli me Empolin ballëlart, Strakosha e Hetemaj kokulur në Serie A

Futboll

Veseli me Empolin ballëlart, Strakosha e Hetemaj kokulur në Serie A

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 17:46
Lojtarët e Empolit

Futbollisti Frederik Veseli është i lumtur që me Empolin triumfuan me rezultat 3:0 kundër Sassuolos, në ndeshjen e javës së 24-të në Serie A. Golat i shënuan: Kruniq (34'), Asquah (37') e Farias (60').  Veseli luajt i plotë dhe dha maksimumin. Sassuolo është në vend të 11-të me 30 pikë, kurse Empoli i 17-ti me 21. Thomas Strakosha u paraqit titullar për Lazion, por në udhëtim u mundën me 2:1 nga Genoa.  Samabria (75') e Criscito (90+3') shënuan për Genoan dhe Badelj (44') për Lazion. Lazio është në vend të shtatë me 38 pikë, kurse Genoa është e 13-ta me 28. Udinese mezi fitoi me 1:0 ndaj Chievos. Teodorczyk shënoi në minutën e 86-të për fitoren e Udineses. Përparim Hetemaj luajti standard, por të pafat me Chievon. Udinese është në pozitën e 15-të me 22 pikë, kurse Chievo është e fundit me 9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat