Xhaka fiton me Baselin! Shqiptarët e Grasshoppersit pa pikë

Futboll

Xhaka fiton me Baselin! Shqiptarët e Grasshoppersit pa pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:11
Pamje nga ndeshja Basel-Sion

Baseli arkëtoi tri pikë të mëdha në luftë për vendin e dytë në elitën e futbollit të Zvicrës.  Taulant Xhaka me Baselin triumfojnë me rezultat minimal 1:0 kundër Sionit, në ndeshjen e javës së 21-të. Xhaka luajti tërë takimin dhe me plotë sukses, ndërsa Zuffi shënoi nga penalltia në minutën e 43-të për fitoren e Baselit. Për Sionin luajtën Pajtim Kasami, Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 53-të.

Baseli është në vend të dytë me 37 pikë, kurse Sioni i gjashti me 25.  Zurich nuk ia doli në Bernë, duke pësuar humbje me 2:0 nga kampioni në fuqi Young Boys. Futbollisti Toni Domgjoni luajti titullar për Zurich-un, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të, kurse Lavdim Zymberi u inkuadrua nga minuta e 72-të. Golat i shënuan: Fassnacht  (48’) e Ngamaleu (57’). 

Grasshoppersi si vendas pësoi humbje me 1:0 nga Xamaxi. Arlind Ajeti e Nedim Bajrami u paraqitën të plotë, kurse Shani Tarashaj nga minuta e 67-të për Grasshoppersin dhe Arbenit Xhemaili, Kemal Ademi luajtën standardë për Xamaxin. Ademi u zëvendësua në minutën e 79-të nga Frederik Nimani. Serey Die shënoi në minutën e 33-të për Xamaxin.

Liga e Zvicrës

Baseli-Sioni      1:0

Grasshoppersi-Xamaxi    0:1

Young Boys-Zurich  2:0

Luzern-Lugano         0:3

St. Gallen-Thun        1:3

Tabela

1. Young Boys  21     18     2       1       56

2. Basel    21     10     7       4       37

3. Thun    21     10     5       6       35

4. Zurich  21     7       7       7       28

5. St. Gallen     21     8       3       10     27

6. Sion      21     7       4       10     25

7. Luzern 21     8       1       12     25

8. Lugano 21     5       8       8       23

9. Xamax  21     4       7       10     19

10. Grasshoppers     21     5       2       14     17

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat