Kadetët e KF Trepça ’89 fitues të Turneut të Pavarësisë në Mitrovicë

Futboll

Kadetët e KF Trepça ’89 fitues të Turneut të Pavarësisë në Mitrovicë

Nga: F.B Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:37
Kadetët e KF Trepça ’89

Në organizim të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në Mitrovicë është mbajtur turneu në futsal “Turneu i Pavarsisë – edicioni 2019” në të cilin kanë marr pjesë skuadrat mitrovicase të futbollit që janë aktive në garat e FFK dhe Lidhjes rajonale.

Pjesëmarrëse në këtë turne ishin skuadrat “Bardhi”, “Australia”, “Trepça” dhe “Trepça ‘89”, që secila prej tyre kishte nga dy skuadra të kandetëve dhe juniorëve, me të cilat u paraqit në këtë turne.

Turneu ishte dyditor dhe në ditën e parë , pas ndeshjeve të para për gjysmë finale u klasifikuan Trepça A dhe Trepça B sikurse edhe Trepça ’89 A dhe Trepça ’89 B që në garat paraprake eliminuan skuadrat A dhe B të Bardhit dhe Australisë.

Në ditën e sotme u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale ku Trepça A ishte më e mirë nga skuadra Trepça ’89 B, duke fituar me rezultat 3:2, ndërkohë që Trepça ’89 B pas një ndeshje rivalizuese me penallti mundi Trepçën B me rezultat 6:5.

Ndeshja finale ndërmjet kadetëve të Trepçës ’89 dhe juniorëve të Trepçës sihte shumë e fortë edhe burrërore, ku pjesë loja e parë përfundoi 1:1, sikurse edhe e gjithë pjesa e dytë, ndërkohë që golin e fitores  Trepça ’89 e shënoi në minutën e fundit për fitoren 2:1 dhe  fitoren e turneut.

Juria e përbërë nga gazetarët, trajnerët dhe organizatorët për portierin më të mirë të turneut shpalli portierin e Trepçës ’89 Miftar Miftari. që në ndeshjet e rregullta pësoi vetëm një gol.

Golashënuesi më i mirë i turneut ishte futbollisti junior i Trepçës Albin Syla që shënoi 6 gola në këtë turne.

Ndërsa futbollisti më i mirë i turneut u shpall futbollisti Skender Merovci pjesë e skuadrës Trepça ’89.

Për fituesit u shpërndan mirënjohje , medalje dhe kupa, ndërkohë që turneu do të vazhdoj të jetë tradicional dhe të organizohet në secilin përvjetor të Pavarësisë së Kosovës – me 17 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat