Mbyllet ndeshja, Inter – Sampdoria, shikojeni kush i mori tri pikë

Futboll

Mbyllet ndeshja, Inter – Sampdoria, shikojeni kush i mori tri pikë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 20:11
Inter – Sampdoria

Inter i ka fituar tri pikë tejet të vështira në javën e 24-të në Serie A.

Inter e ka mposhtur Sampdorian në kuadër të Serie A-së me rezultat, 2:1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan tri sosh.

Inter fillimisht kaloi në epërsi me anë të Danilo D’Ambrosio në minutën e 73’-të, mirëpo Sampdoria e barazoi rezultatin tre minuta më vonë me anë të Manolo Gabbiadinit (76’).

Nerazurët nuk u ndalën me kaq, pasi e rikthyen epërsinë me golin e shënuar nga Radja Nainggolan (78’).

Pas xhiros së 24-të në Serie A, Inter gjendet në vendin e tretë me 46 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat